Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në botë
Mirëmëngjes!
Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]
■ Rusia raportoi 10.899 raste të reja të martën, me një total prej 232,243 rastesh të konfirmuara të koronavirusit - i dyti më i larti në botë. Zëdhënësi kryesor i Kremlinit, Dmitri Peskov, është shtruar në spital me koronavirus, raportoi agjensia e lajmeve RIA-Novosti.
■Drejtuesit e task-forcës anti-Covid amerikane paralajmëruan se pandemia është larg prej të qenit e mundur dhe parashikuan pasoja të rënda nëse vendi lëviz shumë shpejt për të rihapur ekonominë.
■Shpërthimi i Covid-19 po dërrmon Amerikën Latine me një ritëm rivalizues me atë të Europës-raportuan gazetarët e The New York Times- pa vëmendjen e madhe globale dhe shumë më pak burime mjekësore dhe ekonomike për ta luftuar atë.
■ Kryeministri Narendra Modi i Indisë njoftoi të martën për një paketë shpëtimi ekonomike me më shumë se 260 miliard dollarë - 10 përqind të PBB. Ai nuk dha detaje, por tha se do të ndihmonte nga fermerët dhe punëtorët migrantë te kompanitë e mëdha.
■Zyrtarët e shëndetësisë së shtetit të New York-ut po hetojnë rreth 100 raste të një sindromi të rrallë dhe të rrezikshëm inflamator që prek fëmijët dhe duket se është i lidhur me koronavirusin.
■ Twitter tha të martën se do të lejojë të gjithë punonjësit që mund të punojnë në distancë, ta bëjnë këtë pafundësisht, duke u bërë kompania e parë e madhe e teknologjisë që njofton një politikë të tillë.
■Afganistan: Njerëz të armatosur sulmuan një maternitet në Kabul dhe një kamikaz sulmoi një funeral në provincën lindore të Nangarhar të martën - duke lënë 40 njerëz të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur. Dhuna është intensifikuar në të gjithë Afganistanin, megjithë një marrëveshje paqeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve.
■Bregu Perëndimor: Një ushtar izraelit u vra të martën kur u godit në kokë nga një shkëmb i rëndë teksa njësia e tij po përfundonte një arrest në një fshat palestinez. Rajoni po gatitet për një rritje të mundshme të dhunës, në përgjigje të një aksioni izraelit për të aneksuar toka në Bregun Perëndimor.
■Hollandë: Pesë sërfërs janë mbytur në brigjet e resortit pranë plazhit Scheveningen pasi ngecën në erëra të forta dhe ujërat me shkumë.
THELLE
Shpërthime të reja shfaqen në vendet që po rihapen pas izolimit
Disa vende që janë salutuar për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, tani po shohin se si po u fluturon fitorja - veçanërisht pas lehtësimit të bllokimeve.
Gjashtë raste të reja në Wuhan, qyteti kinez ku filloi shpërthimi, kanë bërë që zyrtarët të thonë se do të testojnë të 11 milion banorët. Dhe qyteti verior i Shulan, afër kufirit rus, u shpall "rrezik i lartë" të dielën pasi 15 njerëz u zbuluan se ishin të infektuar.
Në Singapor, të lavdëruar për reagimin e shpejtë, rastet janë rritur në më shumë se 23,000, pasi virusi u përhap në fjetinat e punëtorëve të huaj. Dhe më shumë se 100 raste të reja janë shfaqur në Korenë e Jugut pasi një njeri i infektuar vizitoi bare dhe klube në Seul - duke bërë që krybashkiaku i qytetit të mbyllë klubet e natës për një kohë të pacaktuar.
Kjo rrit mundësinë që e njëjta gjë të ndodhë në disa vende europiane që po rihapin dyqane, parukeri dhe madje edhe muzetë këtë muaj.