Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni 'Postën' në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■Të mërkurën, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë firmosur një memomarandum mirëkuptimi, që do të krijojë mundësi që një grup avokatësh të bëhen pjesë e Gjykatës së Lartë për të ndihmuar gjykatësit në shqyrtimin e 35 mijë dosjeve që presin gjykim në këtë gjykatë.

■Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, bëri një krahasim mes masave të marra nga qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës për përballimin e situatës nga koronavirusi. Sipas Gazmend Bardhit, masat e Kosovës tregojnë dështimin dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës.

■Mjeku Pëllumb Pipero beson se pandemia te ne e ka kaluar pikun. Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Arena”, duke u shprehur se shifrat aktuale nuk na trembin.

■Shqipëria nuk do të presë në muajin qershor ministerjalin e NATO-s, parashikuar të zhvillohej në Tiranë. Ministrja Olta Xhaçka konfirmoi këtë lajm, duke u shprehur se planet ndryshuan për shkak të masave të marra nga shtetet për koronavirusin.

■Haradinaj arrin marrëveshje koalicioni me Isa Mustafën, prezantoi dje emrat e kandidatëve për ministrat e rinj në qeverinë e re.

■Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Vlorë. Si pasojë e një sherri për motive pronësie, është dëmtuar rëndë me mjete të forta shtetasi B.M, 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që javën tjetër të mos zhvillohet senacë plenare. Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i kërkoi përfaqësuesve të Kuvendit që me axhendën legjislative, t’i paraprihet strategjisë së daljes të vendit nga situata e pandemisë.

■Pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit, relatore e çështjes së gjykimit të kryedemokratit Basha për lobimin rus do të jetë gjyqtarja Shpresa Becaj. Seanca do të mbahej më 23 prill, por u shty për më 30 prill, ora 10, për shkak të dorëheqjes se Hajdarit.

 

Të fundit