Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni 'Postën' në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Nëpërmjet një video-mesazhi, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria i ka 3 rezultate pozitive nga lufta me Covid. Sipas tij, jemi vendi me numrin mët ë vogël të viktimave në botë. Sipas Kryeminsitrit, janë masat që kemi marrë ato që po japin efekt.

■Ministri Blendi Klosi deklaroi se do të ketë sezon turistik, por me masa të forta sigurie. Sipas ministrit, duke filluar nga data 17 dhe 18 maj do të ketë rihapje të bareve dhe restoranteve, ndërsa më pas do të ketë sezon turistik duke respektuar masat dhe protokollet e sigurisë.

Theva karantinën në ditën e 41-të për të shkuar tek familjarët të cilët nuk i përqafova dot. Aplikimi për lejen në polici që nuk u kthye përgjigja kurrë dhe udhëtimi ‘ilegal’për në shtëpinë time.

■Këshilltare specialiste në UKT dhe gazetare në të njëjtën kohë. Sa është rroga e dy gazetareve të njohura në Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

■ Pas akuzave të Partisë Demokratike se Edi Rama po u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimin e një porti privat, reagoi Ministria e Infrastrukturës. Në një deklaratë të gjatë, ministria publikoi objektin e kontratave konesionare me që sipas ministrisë parashikon ndërtimin e portit privat.

■Studentët do të rikthehen në auditore. Ministrja Besa Shahini njoftoi datat dhe rregullat e reja.

■ Në seancën plenare të së enjtes është vendosur që të anulohen masat ndëshkuese ndaj qytetarëve që shkelën rregullat anti-Covid, të vendosura para ndryshimit të Kodit Penal. Vendimi për faljen e masave ndëshkuese është miratuar me 95 vota pro, 6 kundër, 3 abstenime.

■ Deputeti Ditmir Bushati ka dalë kundër vendimit të qeverisë për Portin e Porto Romanos, ku sipas tij synohet që t’i ndryshohet në thelb subjekti. Gjatë fjalës së tij, Bushati  i ka kërkuar kolegëve deputetë që të mos e votojnë këtë vendim, ndërsa bëri thirrje për ndarjen e politikës nga oligarkia. I përgjigjet Taulant Balla: Mu duke si Grida Duma.

Të fundit