Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Avokati i Popullit i ka dërguar një raport Policisë së Shtetit në lidhje me shkeljet që janë bërë për procedurat e dëbimit nga Shqipëria të shtetasit turk, Harun Çelik.

Në raportin e Avokatit të Popullit janë gjetur disa shkelje të rënda prej organeve ligjzbatuese në vend, përfshirë dhe Policinë e Shtetit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer Kuvnedit për rishqyrtim ligjin “Për aktivitetet e turizmit detar”.

Bashkë me dekretin e kthimit, Meta sqaron gjatë të gjitha arsyet pse Kuvendi duhet ta rishikojë këtë ligj.

■ ‘E zgjodhët vetë datën 31 maj për reformën Zgjedhore’, Basha zotohet para ambasadores Kim: Të vendosur ta përfundojmë.

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një koment të fortë lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Sipas tij “banditizmit politik shqiptar po i mblidhet laku dhe se shqiptarët po presin shtrëngimin e këtij laku”, por nuk saktëson se kujt i drejtohet ndonëse në koment ka përmendur emra.