Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Kush janë udhëheqësit e BE që shkelën masat që miratuan vetë gjatë pandemisë: Nga këshilltarit i Boris Johnson te kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi dje një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe Duncan Norman.

Kryemadhi diskutoi me Ambasadorin Norman disa çwshtje si sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian, apo rolin e Ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Analisti Baton Haxhiu, i njohur edhe si këshilltar i afërt me kryeministrin Edi Rama deklaron se një marrëveshje Rama-Basha do të ishte një lajm i mirë për shqiptarët.

Duke folur në ‘opinion’, Haxhiu tha se një marrëveshje e tillë do t’i jepte një frymë të re Shqipërisë dhe se ekziston një lloj mirëkuptimi në ajër.

Danezi Jorgen Erlklit, studiues politik i specializuar në sistemet elektorale dhe administrim, në një interviste për ‘Ilva Now’, ka folur lidhur me mundësinë e implementimit të sistemit zgjedhor që përdoret në vendin e tij në rastin e Shqipërisë.

Erklit thotë se bëhet fjalë për një sistem ku për qindja e votave kthehet në të njëjtën për qindje dhe të vendeve në Parlament.

Një nga figurat dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade e ka cilësuar shembjen e teatrit kombëtar një obsesion 20-vjeçar të kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në A-Krasta Show, Dade ka folur edhe për rolin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, të cilin e quan jo më një alternativë, por një mbështetës i flaktë i Edi Ramës.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar publikimin e mesazhit të diplomatit të huaj, sipas të cilit, Kryeministri Rama kishte ndërhyrë në procesin e emërimeve në KED.

Në një intervistë për ‘Albanian Daily News’ Meta u shpreh se një mesazh i tillë shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur sot ka bërë disa ndryshime në aktin normativ për masat ndaj covid-19.

Në kushtet e pandemisë së COVID 19 qeveria ka vendosur të ndryshojë aktin normative të masave në gjykata.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Facebook njoftoi se kjo është java e fundit e zonave me ngjyra të kuqe apo të gjelbra. Ai sqaroi se kjo është fundjava e fundit që do ketë kufij mes zonave të kuqe dhe të gjelbra, ndaj makinat mund të qarkullojnë normalisht në gjithë vendin.

Të fundit