Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Politiko.al
Mirëmëngjes
“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]
■ Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se duke nisur nga sata 1 qershor do të lejohet lëvizja e lirë dhe pa autorizim i automjeteve në të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu Manastirliu bëri me dije se do të hapen po ashtu edhe kopshte e çerdhet si dhe plazhet.
■ Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se pa konsensus të palëve nuk do të shkohet më tej.
Ai tha gjithashtu se opozita ka propozuar që të jetë Gjykata Kushtetuese institucioni që të shqyrtojë shkeljet dhe pretendimet e palëve politike për manipulim të zgjedhjeve.
■ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka çuditur me deklaratën e tij të papritur ditën e sotme referuar rastit të 15-vjeçarit, Sarandi Çobo, të dhunuar nga policia tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë.
Gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, i pyetur në lidhje me këtë çështje tepër shqetësuese, Veliu jo vetëm që ka marrë në mbrojtje efektivët e policisë- megjithëse sipas tij ka patur në një moment shkelje të kompetencave-, por po ashtu ka nxjerrë një video nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë.
■ Zbardhet draft-opinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese të cilat krijuan diskutime të ashpra midis institucionit të Presidentit dhe mazhorancës. Në përgjigjen e saj kthyer Kuvendit të Shqipërisë “Venecia” deklaron se është i një rëndësie jetike për vendin vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.