Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Genc Pollo publikon listën e emrave të grupit negociator me Bashkimin Evropian, të cilët firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Pollos provokimi nuk është i fshehur por açik.

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kërkon shkarkimin dhe hetimin e Ardi Veliut. Sipas LVV, kryepolici i shtetit policor është përfshirë në një tjetër skandal kriminal që lidhet më një djalë të mitur të moshës 15 vjeçare dhe nënën e djalit.

■ Bamir Topi shprehet për Ramën se është kryeministri më i dobët në historinë e tranzicionit shqiptar. Ish-presidenti Topi u shpreh se Rama ka administratë provinciale dhe se sot Shqipëria për fat të keq nuk ka institucione. Topi foli dhe për rrëzimin e Ramës.

■ Përfundon pas katër orësh mbledhja e Këshillit Politik, Bylykbashi dhe Vasili shprehën indinjatën duke thënë se PS minoi Reformën Zgjedhore. Ndërsa Gjiknuri i PS-së flet për garancitë që i dhanë opozitës. Rudina Hajdari me tonë të ashpra akuzon opozitën pse nuk pranon sugjerimet e saj.

Të fundit