Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■Beqaj i qëndron idesëduhen ulur pagat dhe ironizon Dr. Tritan Kalon: Nuk di si gjen kohë të shkruajë një mjek që është në vijën e parë të luftës.

■Ish-deputetja Tabaku publikon shifrat e FMN-së: Shqipëria mbështet më pak ekonominë reale, edhe më pak se Kosova.

■Për ata që duhet të përfitojnë nga paketa e dytë e ndihmës financiare duhet të aplikojnë dy formularët e posaçëm, që i publikoi dhe ministrja e Financave, Denaj.

Shqipëria e vetmja qeveri që nuk flet për testimet dhe laboratorët kërcënohen. Ish-deputeti Tritan Shehu akuzoi qeverinë se vendi ynë është ndër të vetmet që nuk flet për masa si testimet virologjike dhe imunologjike në mënyrë masive.

Një letër për Ramën nga restorantet, baret dhe klubet. Nga rrënimi ekonomik që kanë pësuar gjatë pandemisë së koronavirusit, kërkojnë të punojnë gjithë ditën.

Karantina është sfidë kur e kalon me binjakë. Psikologia Sonila Filaj tregon si ka krijuar kushtet për familjen e saj dhe si komunikon me dy binjakët 4-vjeçar për koronavirusin.

Të fundit