Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Një tjetër person është arrestuar për plagosjen dhe atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj në nëntor të vitit të shkuar.

Policia njofton se në pranga ka rënë Ariol Halilaj, 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Provimet e Maturës Shtetëtore: Nuk ka më pyetje me shtjellim, hiqen edhe esetë. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA)  Rezana Vrapi përmes një video-mesazhi ka dhënë disa detaje për maturantët në lidhje me strukturën e testit të Maturës Shtetërore 2020.

■ Ditën e djeshme është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor, për të shqyrtuar çështjen e Ardian Dvoranit, të cilit i ka mbaruar mandati si kryetar i KED dhe anëtar i Gjykatës së Lartë.

Siç bëhet me dije, KLGJ ka vendosur shtyrje të shqyrtimit të kësaj çështjeje.

Rikthimi në auditore në kushtet e pandemisë/ Studentët: Mund të infektojmë familjarët; Dhimitri: Zgjidhja që propozoj ndryshe nga ministrja Shahini

■ Shoqata e Transportit Interurban paralajmëron rritjen e çmimit te biletës: Kemi tre muaj pa punë, po shkojmë drejt falimentit

■ Frika nga Covid-19, Rama, Meta dhe Ruçi të vetmit në homazhet për dëshmorët e atdheut, Basha i veçuar. Ata vendosën kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”

Analiza e CNN: Miliona njerëz në të gjithë Evropën kanë nisur të lehtësojnë masat të hënë, ndërsa të tjera vende në të gjithë kontinentin filluan të rihapen pas disa javësh në karantinë. Por jo të gjithë janë të kënaqur me atë që shfaq "normalja e re". Ndërsa Evropa rihapet, pyetja e madhe është se si do të duket kontinenti dikur i gjallë ndërsa kalojmë në një të ardhme tjetër, në atë që prisnim të gjithë. Me siguri ka ndryshuar përgjithmonë.

Të fundit