Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Kanë kaluar rreth 5 muaj nga tragjedia dhe në Thumanë ende nuk ka përfunduar prishja e objekteve ndërsa për Krujën pritet të ndodhë javën e ardhshme.

Plani u shqyrtua gjatë një mbledhje online mes kryeministrit Rama me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ministren e Kulturës Elva Margariti, drejtorin e Fondit të Zhvillimit Kombëtar Dritan Agolli dhe kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi.

■ Kreu i KED, Ardian Dvorani i ka nisur KLGJ një letër ku rendit argumentet e tij ligjore lidhur me mbarimin e mandatit të tij.

Në letrën e tij Dvorani jep një mesazh edhe ndaj presidentit Ilir Meta , për të cilin shkruan se duhet të jetë më i përmbajtur  dhe se nuk mund të godasë institucionet e pavarura.

■Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, në një lidhje me studion informative në Ora News ka shprehur shqetësim për mënyrën se si po përcillet informacioni në kohën e pandemisë. Sipas Cukalit, qeveria e ka monopolizuar informacionin, pasi mungojnë konferencat për shtyp.

■Pas më shumë se dy muajsh në karantinë dhe me masa të rrepta, Italia dje ka nisur lehtësimin e disa prej kufizimeve. Të pajisur me maska, italianët nisën të dalin lirshëm nëpër rrugë, të shkojnë në parqe, shumë biznese janë rihapur dhe 4.4 milionë qytetarë janë rikthyer në vendet e punës.

■Si do të ndryshojnë rregullat e fluturimit pas pandemisë Corona. Fluturimet me avion nuk do të rikthehen kaq shpejt në formën që ishin para Coronës, madje ndoshta kurrë

Të fundit