Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arvit Bushati*
Ne, si familje, brenda nesh, mund të kemi kontradiktat tona në bazë të asaj sesi e mendojmë apo analizojmë të tashmen, dhe sesi mendojmë se duhet të mësohemi dhe të përgatitemi për të reaguar për të ardhmen.
Brenda nesh mund të ketë pretendime, këmbëngulje apo sugjerime sesi ne duhet të gjejmë rrugën e duhur.
Nevoja për të gjetur rrugën e duhur vjen sidomos në ato raste kur me të vërtetë jemi në udhëkryq.
Unë, si qënie politike brenda një familjeje të madhe siç është Partia Demokratike, shpesh herë në mendjen time kam patur shumë dilema në lidhje me atë se çfarë duhet të percjellim te njerëzit; mesazhin tonë.
Si një person i rreshtuar politikisht, argumentimi nga ana ime, nëse u blenë a nuk u blenë zgjedhjet, edhe mund të keqkuptohet, por duke dashur të jem sa më bindës provoj t'i analizoj faktet duke i përballur ato me planin e Partisë Demokratike.
-130 000 janë shqiptarët që janë të regjistruar në kampe në mbarë Bashkimin Europian 4 vitet e fundit. Medoemos numri i vërtetë i shqiptarëve të cilët kanë marrë rrugët e BE është edhe më i madh, kur paramendohet se shumë nga ato vazhdojnë të qëndrojne të pa regjistruar.
Përballë këtij fakti, Republika e Re e iniciuar si ide dhe dëshirë nga nevoja imediate e kombit dhe e bërë realitet për të frymëzuar dhe për të përfaqësuar qindra e mijëra shqiptarë nga Partia Demokratike, ofron si një antitezë të absurdit të mësipërm, ku mijëra shqiptarë zgjedhin të emigrojnë, planin për të ulur TVSH nga 20% në 15 % së bashku me implementimin e taksës së sheshtë 9%, e cila do e kthente vendin tonë në kushte konkuruese me ekonomitë e rajonit duke u rikthyer në një vend tërheqës për kompanitë e mëdha.
Vetëm ky plan, së paku do rikthente mbi 400 milion euro në vit në xhepat e shqiptarëve dhe do garantonte hapjen e mijëra vendeve të reja pune.
-30 000 janë shqiptarët të cilët janë përndjekur deri në arrestime me burg, kur nuk kanë munguar edhe raste të cilët kanë shkuar edhe në vetëvrasje, apo janë ndjekur penalisht për mospagimin e energjisë elektrike, për ndërtime pa leje apo për arsye të tjera të rëndomta.
Përballë këtij fakti, PD ka qëndruar fort për 4 vite edhe pse është përdorur teza që demokratët nuk duan shtet, por ajo çfarë demokratët propozuan ishte paketa ku 300 kW do ishin falas për çdo familje në nevojë, ofertë kjo e cila do i garantonte çdo shqiptari në nevojë minimumin jetik për të përballuar nevojat familjare.
-Ligji i Arsimit të Lartë, i cili aspak nuk përbënte garanci për studentët,i akuzuar si klientelist edhe brenda radhëve të koalicionit bashkëqeverisës, i cili i shoqëruar me amullinë e Ministrisë së Arsimit solli një faturë jo të vogël, duke privuar nga auditorët e universiteteve mijëra të rinj e të reja. Një fatkeqësi kombëtare!
Përballë këtij fakti, Republika e Re premtoi që ditën e parë do anullonte këtë ligj, duke vazhduar edhe më tej me një plan konkret dhe të përgjegjshëm i cili i garantonte një pagesë prej 200 mijë lekë të vjetra për 12 muaj për 10 000 studentë çdo vit, masë kjo e cila do ndihmonte 10 000 stazhierë çdo vit për të gjetur veten në tregun e punës.
-Rritja e pensioneve, aq sa nuk e mbulon as mesataren e rritjes së çmimeve duke bërë që jetesa për 600 mijë pensionistë të jetë më e shtrenjtë, shoqëruar edhe me dështimin e plotë të mjekësisë falas e cila më shumë se askund rëndon mbi këtë shtresë.
Përballë faktit të mësipërm, Republika e Re shfaqi planin e saj që për 4 vitet në vijim do dyfishonte pensionet për rreth 600 mijë pensionistë duke shërbyer direkt me një ndihmesë edhe në ekonominë familjare.
Këto janë së paku diferenca mes asaj çfarë është dhe çfarë do të ishte Shqipëria.
Ne e dimë, biles e kemi edhe të faktuar, por përballë atyre më skeptikëve u mundova t'i përball në mënyrë të tillë me faktin dhe planin, në mënyrë që të jenë lehtësisht të krahasueshme me njëra-tjetrën.
U blenë?
Ajo më së miri vetëkuptohet në koshiencën e secilit, por në respekt të kombit të gjithë duhet të kenë një raport më të mirë me të vërteten, së pari duke e pranuar atë.
P.S
Diçka për vrullin!
E kam fjalën për vrullin, i cili me tërbim u lëshua kur akoma procesi nuk e kishte thënë fjalën e fundit.
Në vendin tonë të qenurit të moderuar, me etikë përballë kundërshtarit (edhe pse një sjellje e kulturuar), shpesh herë merret si shenjë dobësie nga masa e gjerë, por të qenurit të pamoderuar, pa pikë etike, jo bashkëpunues brenda familjes edhe pse gjithë kohës pa i hequr duart nga xhepat duket utopike.
Për ne demokratët nuk është qëllim personal të jemi apo të vijmë në pushtet medoemos.
Qëllim për të gjithë ne është të zgjidhemi në masë si përfaqësues të popullit në bazë të asaj çfarë jemi, çfarë shprehim dhe sa përfaqësojmë besimin e tyre.
Gjithsesi temperaturat e zjarrta që stina po na ofron do shërbejnë në shkrirjen dhe nxjerrjen jashtë të mllefit.
I vetmi që duhet të jetë i trembur nga mllefi i demokratëve është Edi Rama.
*Autori është kryetar i FRPD Shkodër.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38