Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kim Mehmeti
Shqipëria ishte edhe mbretëri dhe mbeti e braktisur nga Mbreti, që ia vodhi dhe ia mori thuajse të gjitha, duke ia lënë vetëm robërinë, por duke mos mundur t’ia rrëmbejë idealin për liri dhe duke mos mundur ta bëjë të turpërohet nga vetvetja.
Më shumë se katër dekada me radhë, Shqipëria ishte e harruar nga e gjithë bota dhe e jetoi burgun e diktaturës komuniste, por ajo nuk u bë ‘gazi’ i botës, nuk harroi cila ishte dhe nuk kishte pse të turpërohet nga vetvetja. Dhe sot, tridhjetë vite pas rënies së komunizmit - për dallim nga gjitha vendet tjera postsocialiste të Ballkanit – Shqipëria ende nuk është e aftë të organizojë zgjedhje të lira demokratike. Dhe përfundoi si shtet i përshtatshme vetëm për ‘butakët’ pa bosht kurrizorë që i përkulen piktorit Kryeministër dhe e pabanueshme për ata që posedojnë portret të qartë individual.
Me çka asaj ia morën thuajse të gjitha, e bënë të jetë ‘gazi’ i botës, madje duke e bërë të turpërohet nga vetvetja! Dhe ku Kryeministri shkon në fushatë parazgjedhore i shoqëruar nga mijëra policë, ashtu siç nuk i ka ndodhur as ‘babait’ të narkomanisë - Eskobarit!
Pra, sot Shqipëria është shtet që e jeton ‘diktaturën’ shumëpartiake të ‘rilindësve’, të cilin shtet, Piktori me ambicie diktatoriale, e shndërroi në pronë të veten edhe atë, jo duke i kontrolluar të vërtetat publike, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat për vetveten, duke mos i mbyllur kufijtë dhe duke mos i vrarë në kufi ata që e braktisin shtetin që ai drejton, por përkundrazi: duke i nxitur dhe duke i detyruar të gjithë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin.
Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtonte shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe Piktori, ndërton Shqipëri të banueshme vetëm për ata që i përkulen atij. Andaj edhe nuk ka ndonjë dallim mes diktaturës së Enverit që të vriste kur e kaloje kufirin e Shqipërisë, nga diktatura e Piktorit Kryeministër, që të ‘vret’ pse nuk e kalon kufirin e nuk e lejon atë të ndërtojë shtet vetëm për ‘vëllazërinë’ e kriminelëve të vet. Dhe kështu pra, pas thuajse tri dekadave ‘demokraci’, Shqipëria e sotme thuajse me asgjë nuk dallon nga ajo e diktaturës komuniste, kur ndërtoheshin përmendore kur të donte dhe ku të donte Xhaxhi Enver, nga kjo e sotmja, e cila i ngjan një lëndine pa pronar, ku ‘rilindësit’, ngrenë nga një kullë ku të duan dhe kur të duan.
Pra i ngjan një vendi që e jeton turpin e vet, duke mos mundur të organizojë zgjedhje të lira edhe pas tri dekadave ‘demokraci’, apo duke organizuar zgjedhje ‘demokratike’ me Kryeministrin rilindës, përndryshe piktor i dështuar, që ka veshmbathje ‘firmato’ që kushtojnë sa prona e tërë një fshati shqiptarë?
Andaj sot, nuk duhet të flitet për atë se çka do sjellë 30 qershori, por duhet të debatohet për atë si ta shpëtosh Shqipërinë nga diktatura ‘demokratike’, e cila mbështetet mbi varfërinë e popullit, mbi spektaklet me të cilat mbulohet realiteti i mjerueshëm, mbi kontrollimin e gënjeshtrave që publikohen nëpër media, e që duhet t’i fshehin të vërtetat për ‘rilindësit’ e Piktorit.
E sa i përket 30 qershorit, atë ditë Shqipëria do votojë për turpin e saj. Do votojë pra për vetveten të rënë në duart e Piktorit, i cili i ngriti në ‘vlera’ demokratike paturpësinë, papërgjegjësinë dhe përbuzjen ndaj gjithë atyre që e kundërshtojnë e që i thonë: Zotëri, t’i mundë të dalësh me prapanicën cullak ku të duash e kur të duash, por mos na mbajë për budallenj neve që themi se turpi, ndershmëria dhe ndërgjegjshmëria, janë bosht i rëndësishëm mbi të cilat qëndron njerëzorja!
Dhe që themi se Piktori e bëri Shqipërinë vend ku thuajse është turp të turpërohesh dhe ku hajduti e bardi, krimineli e i ndershmi, i pafytyri e i ndërgjegjshmi..., qëndrojnë nën të njëjtin kulm të institucioneve shtetërore dhe njësoj pasurohen e majmen nga varfëria shqiptare!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38