Flash News

KRYESORE

Me anije mallrash drejt Anglisë, arrestohen tre shqiptarë  

Policia britanike ka vënë në pranga tre shqiptarë, të cilët tentuan të hynin ilegalisht përmes portit të Ridham Dock.

Sipas mediave vendase, tre shqiptarët u përpoqën të hynin në territorin britanik, duke u fshehur në një anije mallrash të regjistruar në Luksemburg, por shumë shpejt ata janë zbuluar dhe menjëherë pas tyre janë vënë në ndjekje oficerët e Forcave Kufitare.

Përmes një operacioni prej disa orësh, tre shqiptarët janë arrestuar, teksa kishin marrë edhe një varkë pranë urës Kingsferry, në tentativë për t’iu larguar policisë.

"Pas një kërkimi në zonë, emigrantët ilegalë u arrestuan dhe u dorëzuan në kujdesin e Zyrës së Posaçme për emigrantët", u shpreh një zyrtar i policisë.

Të fundit