Flash News

KRYESORE

Me armë në protestë? Policia: Kishin vetëm këllëfin, pa pistoletë

Me armë në protestë? Policia: Kishin vetëm

Një foto e publikuar në rrjetet sociale tregonte një prej punonjësve të policisë, i cili ishte angazhuar për mbarëvajtjen e protestë së opozitës, dhe që pjesë të pajimeve të tij kishte edhe këllëfin ku mbahet arma.

Për këtë ka reaguar policia e shtetit e cila thotë se këllëfi i pistoletës është bosh.

“Bazuar në Ligjin e Policisë së Shtetit, atë për tubimet, Procedurave standarte te punes per tubimet, si dhe në Planin e masave të hartuar për këtë tubim, asnjë punonjës policie që ishte i planizuar në kordonin për pengimin e protestuesëve për të mos depërtuar në brendësi të institucineve nuk ka shkuar me armë brezi në tubim apo me armë të gjatë.

Çdo punonjës policie i planizuar me shërbim ka qenë i paisur me rripin multifunksional ku pjesë e rrypit është edhe këllëfi i armës së brezit, çka në fotot që qarkullon në rrjetet sociale duket qartë që kllëfi i pistoletës është bosh”, sqaron policia.

Të fundit