Flash News

KRYESORE

Me avion për në Tiranë, edhe Lajçak mes pasagjerëve të  bllokuar në Zyrih

Me avion për në Tiranë, edhe Lajçak mes pasagjerëve

Mes pasagjerëve të bllokuar në Zyrih që prisnin të udhëtonin me avionin e kompanisë zvicerane Edelweiss në Tiranë është edhe zyrtari i lartë, i Dërguari special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, teksa ishte nisur për një vizite zyrtare në Prishtinë, të parën që kur mori këtë detyrë.

Mësohet se kompanisë Edelweiss, nuk i është lejuar fluturimi drejt aeroportit Nënë Tereza të Tiranës. Autoritetet shqiptare i thanë Zërit të Amerikës, se kompanisë ajrore zvicerane, nuk i ishte dhënë asnjë leje, aq më tepër kur mes Shqipërisë dhe Zvicrës, nuk është nënshkruar ende një marrëveshje për rihapjen e fluturimeve, të cilat u pezulluan për shkak të pandemisë së COVID 19.

Rihapja po bëhet graduale, dhe në këto momente, një pjesë e shteteve po operojnë përmes marrëveshjeve dypalëshe, siç ka ndodhur mes Shqipërisë dhe Austrisë, Serbisë dhe Greqisë, thanë zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës, duke shtuar se Shqipëria madje i ka bërë kërkesë Zvicrës, për rinisjen e lidhjeve ajrore, por ende pala tjetër nuk ka dhënë pëlqimin.

Për situatën e krijuar, nuk ka një reagim nga kompania zvicerane. Zëri Amerikës ju drejtua shoqërisë Edelweiss, për shpjegime përmes emailit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk kishte marrë ende përgjigje.

 

Të fundit