Flash News

KRYESORE

‘Më çoi me makinë në Prokurori’, zbardhen detaje nga dëshmia e Ardi Veliut te Krimet e Rënda

‘Më çoi me makinë në Prokurori’, zbardhen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u paraqit mesditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi emri i tij u përmend nga Fredi Alizoti, në një video të publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala është shprehur se Veliu ka mohuar ta ketë shoqëruar Alizontin në Prokurori, siç pretendon ai, duke argumentuar se atë ditë ai ishte në një tjetër aktivitet.

“Zoti Veliu ka mohuar që të këtë bërë një shoqërim të Fredi Alizotit. Ai tha se datën që Alizoti pretendon se është shoqëruar nga ai me makinë, ka qenë në një aktivitet”, tha Lala, ndërsa shtoi se Veliu nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat pas daljes nga Krimet e Rënda. Ndërkohë Lala tha se ditën e nesërme do të merret në pyetje nga prokuroria Florenc Hoxha.

Alizoti, i dyshuar si aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’, në dëshminë e tij dhënë këtë të enjte në Prokurori, ka pranuar se videon e përgjuar të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, e ka realizuar pas datës 1 qershor, pra pas datës kur është marrë në pyetje nga Prokuroria. Ai akuzohet për “kallëzim i rremë”, ndërsa Prokuroria ka kërkuar për të masën ‘arrest me burg’.

Të fundit