Flash News

KRYESORE

Me dedikimin që i bëri, këngëtari britanik konfirmon lidhjen me Era Istrefin

Era Istrefi është duke shijuar pushimet me miqtë e saj në Mykonos dhe me ta është dhe këngëtari i njohur britanik Julian Perretta. Prej disa kohësh përflitet se me Perretta-s ka një romancë e megjithatë asnjëri prej këngëtarëve nuk ka folur rreth kësaj teme.

Por janë gjatë gjithë kohën pranë njëri-tjetrit si dhe komentet romantike që bëjnë nëpër rrjete sociale, i kanë përforcuar akoma më shumë fjalët për një lidhje mes tyre.

E ndërsa sot, Jualian Perretta ka postuar në profilin e tij në Instagram, në Instastory, një video teksa shihet Era duke kërcyer e duke shijuar muzikën në sfond.

Mbi video ai shkruan "Mbretëresha ime", pra një mënyrë shumë romantike për t`i thënë dikujt nëse do e kishte vetëm shoqe.

Pra, në një mënyrë, Perreta sapo konfirmoi lidhjen me Era Istrefin.

Të fundit