Flash News

KRYESORE

‘Më dhunuan në komisariat’, policia reagon pas denoncimit të qytetarit

‘Më dhunuan në komisariat’, policia reagon pas denoncimit

Një 28-vjeçar nga Pogradeci ka pretenduar ditën e sotme se është dhunuar nga policia teksa është shoqëruar në komisariat. Pas publikimit të këtij denoncimi në media, ka reaguar policia.

Në njoftim e shpërndarë, policia bën një sqarim të gjithë ngjarjes teksa njofton nisjen e hetimeve pas pretendimeve të qytetarit.

“Në datë 04.06.2018, rreth orës 06:40, përpara ambjentit të Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi I.B, i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë.

Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici.

Shkak për këtë veprim sipas kallëzimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjës i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.

Shtetasi I.B. pas marrjes së deklaratës së tij ku shprehet se nuk ka pretendime ndaj veprimeve të Policisë, si dhe kërkon ndjesë ndaj punonjësit të policisë për dëmtimin e mjetit, rreth orës 09:45 është lënë i lirë.

SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj.Trimi”, njofton policia.

Të fundit