Flash News

KRYESORE

“Më drogoi dhe përdhunoi”, modelja akuza ndaj futbollistit të kombëtares angleze

“Më drogoi dhe përdhunoi”, modelja akuza ndaj futbollistit

“Daily Star” shkruan se policia angleze po heton një futbollist të Premier League, i cili dyshohet se ka droguar dhe përdhunuar një modele në Londër.

Modelja franceze iu drejtua autoriteteve në Paris të nesërmen e ngjarjes për të denoncuar dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Sipas viktimës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur për arsye hetimore, ajo bashkë me miqtë e saj u takuan me futbollistin, i cili mendohet se ka luajtur në Kupën e Botës, në një restorant në lagjen qendrore të Londrës. Më pas, ata shkuan në një apartament në Uestminster.

Gjatë natës, në një klub, gruaja i tha policisë se piu dy gota shampanjë dhe një vodka. Pas vallëzimit me futbollistin, ajo filloi të ndihej keq dhe volli. Grupi u largua nga klubi i natës dhe u kthye në banesë, ku, e çorientuar, denoncuesja u shtri vetëm në shtrat.

Modelja ka rrëfyer më tej se është zgjuar natën dhe ka vënë re që lojtari po kryente marrëdhënie seksuale me të. E hutuar dhe e dobët, ajo humbi vetëdijen dhe u zgjua me mikun e futbollistit, i cili gjithashtu u përpoq të bënte seks me të.

Lexo lajmin këtu 

Të fundit