Flash News

KRYESORE

Me duar në xhepa, Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, thyen heshtjen para gazetarëve

Me duar në xhepa, Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, thyen heshtjen

Ashtu si edhe në seancën e kaluar, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shfaqur sërish në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë që nga daljet e tij publike nëpër gjykata dhe institucione të tjera të drejtësisë, lidhur me akuzat për implikimin e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rreth orës 10.20 minuta, kohë kur seanca plenare kishte nisur, Tahiri është shfaqur me njërën dorë në xhep, duke ecur qetësisht drejt portës kryesore të kuvendit.

Gazetarët i janë drejtuar për t’i shkëputur një prononcim, para se të flasë si deputet i pavarur në seancën e sotme, lidhur me ligjin e prokurorisë.

Mësohet se Tahiri ka komentuar për gazetarët vetëm progres-raportin e KE duke thënë: Suksese për rekomandimin pozitiv!

Kujtojmë se në progres-raportin e Këshillit Evropian u përmedn edhe rasti i Tahirit në luftën kundër drogës e korrupsionit.

Me kërkesë të Prokurorisë, tetorin e 2017-ës parlamenti hoqi pjesërisht imunitetin deputetit Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm”, theksohet në progres-raport.

 

 

 

Të fundit