Flash News

KRYESORE

Me duar të lidhura dhe i heshtur, shfaqet në Gjykatën e Vlorës Ritvan Zykaj

Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës, Ritvan Zykaj, autori i akuzuar për masakrën e Selenicës në Vlorë.

Pasditen e së premtes, ai qëlloi me breshëri kallashnikovi mbi trupin e 8 personave, të afërm të tij, mes tyre dy fëmijë, më i vogli 6 vjeç.

Mediat janë lejuar të filmojnë praninë e tij në bankën e të akuzuarve. Sic duket edhe nga fotot, Ritvani shfaqet i veshur me një bluzë të bardhe dhe pantallona blu, ndërsa duart i ka të prangosura nga pas. Në pamje të parë ai nuk shfaq shenja pendese, është i qetë dhe herë herë kokulur.

Gazetarët i kanë bërë pyetje përtej xhamit të sigurisë “pse i vrave”, “Po me fëmijët c’pate”, por ai nuk ka preferuar t’ju kthejë përgjigje.

24-vjeçari akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë persona” dhe sot pritet të jepet masa e sigurisë. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa policia e solli në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Deri tani asnjë avokat nuk ka pranuar t’i japë asistencë ligjore për autorin e krimit tragjik në fshatin Resulaj.

Të fundit