Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Me dy bidona benzinë brenda katedrales, arrestohet 37-vjeçari në Nju Jork
Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar i cili u fut me dy bidona benzinë dhe një ndezës zjarri brenda katedrales së Shën Patrikut në Nju-Xhersi (Nju Jork).
Fatmirësisht efektivët ndërhynë në kohë duke shmangur një djegie të mundshme të katedrales, sikundër ndodhi me atë të Notre Dame në Paris.
Mediat raportojnë se burri kishte spërkatur dyshemenë me benzinë. Rasti i ka kaluar për hetim Inteligjencës dhe Anti-terrorizmit.
Instancat në fjalë thonë se është ende herët për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Pas prangosjes, 37-vjeçari nga Nju-Xhersi i tha policisë se automjetit të tij i kishte mbaruar karburanti dhe për këtë arsye kishte kaluar përmes katedrales. Por pas kontrollit të agjentëve automjeti rezultoi të kishte benzinë.