Flash News

KRYESORE

“Me dy krena e me qafore që mahnit çdo fallxhore”, Spiropali i dedikon një ‘poezi heroike’ Metës

“Me dy krena e me qafore që mahnit çdo fallxhore”,

Zëdhënësja e qeverisë, njëkohësisht ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, duket se nuk ka ndërmend t’i ndahet presidentit Ilir Meta.

Me anë të një postimi në tëiter ajo ka përmendur emrat e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ShBA-së, duke i quajtur ata me ironi ‘armiq të baba Xhikes’.

Spiropali e ka mbyllur postimin e saj në formën e një poezie me rimë të puthitur.

“Poshtë Soreca, Borchardt, Palmer, Juncker, Glover, Mogherini, Lajcak, Hahn,Moavero e kush të jetë me ta, mbi ta, pas tyre megjithë Soros e sorrollop, i tërë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, me dy krena e me qafore,që hedh bomba mbi çdo llaxore dhe mahnit çdo fallxhore”, shkruan Spiropali.

Të fundit