Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Më është ngritur stresi dhe kolesteroli", - fenomeni Ronaldo po vuan si president!
Ronaldo, fenomeni, është kreu i ekipit të Real Valladolidit. Ai ka treguar se gjithçka ka qenë më e thjeshtë kur ishte futbollist, pasi nuk kishte shumë strese. Nuk ndodh më e njëjta gjë, pasi duket se stresi është në nivelin më të lartë tani si president i skuadrës.
“Për të qenë i sinqertë, kur isha futbollist nuk kam vuajtur kaq shumë sa tani në rolin e presidentit. Si lojtar nuk kisha kaq shumë problem. Më duhet ta pranoj se momenti është fantastik. Në fund të sezonit të kaluar bëra analiza dhe kontrolle të shëndetit përpara se të nisesha për pushime.
"I kisha të gjithë treguesit jashtë normales. Më ishte ngritur kolesteroli dhe tensioni. Shpresoj që këtë sezon gjërat të shkojnë më mirë“, - tha legjenda e futbollit.