Flash News

KRYESORE

Me flokë të shkurtra si djalë dhe duke qarë, Adrola Dushi kthehet shumë vite pas në kohë

Jeta teknologjike dhe interneti e ka shpejtuar jetesën dhe e ka bërë më të "ftohtë" më me pak emocione ku çdo gjë ndërlidhet me virtualitetin.

Të gjithë ata që patën pak fat ta shijonin më shumë fëmijërinë e lojrave reale e fizike ndihen shpesh nostalgjikë për atë kohë. Njësoj siç edhe Adrola Dushi.

Ajo ka postuar një foto në Instastory ku rikujton vetën kur ishte e vogël fare. Dhe vëllai e mbante hopa në krah.

Me flokë fare të shkurtra që të bën të mendosh se është djalë dhe duke qarë, Adrola ka përqafuar fort vëllanë. Adrola në intervista të shumta ka pohuar se lidhjen me familjen e ka shumë të fortë.

Të fundit