Flash News

OP-ED

Me gzim u hap Kuvendi

Me gzim u hap Kuvendi

Zef Zefi

Kuvendi i Shqipërisë mbrëmë mbylli hapjen e stinës parlamentare. Përveç deputetëve të partisë mëmë, kanë nderuar me pjesmarrje e duartrokitje dhe përfaqësuesit e organizatave të masave; gjuska i shoqatave të rrobaqepësve, hajdarina shefja e shoqatës së mendjehollëve të gjeopolitikës atllantike dhe murriska "down" i bashkimit të shëndetligëve të pllanetit.

Kryetari ose "dedushka" historik që vjen nga epoka e moçme e dull-babit me aprovimin e plotë të skenderbuçkut në mungesë, hapi seancen që konsistoi në tematizimin e një seri "kleçkash" të rëndësishme për fatin e konsolidimit të totalitarizmit ultra-ramist 99-karatësh. E para është sharrimi i dekreteve, kundër/dekreteve dhe nën/dekreteve. Për këtë ulëziu i drejtësisë parlamentare në vend të kandarit bashkë me skuadriljen e sqifterave të Dibrës, Durrësit, Elbasanit, të shquar në votime, është pajisur me sharra, latusha e sqepar. Pret me padurim vetëm ngrehjen e gishtit të skenderbuçkut për sulm.

Nga ana tjeter skuadra e grave të Përkohëshme të drejtësisë me shpenake e tërkuza, janë të gatshme për transportin e druve dhe pastrimin e shkurreve, me një fjalë për "tabula rasa". E dyta kleçkë; ndryshimi i fletushkës së Kushtetutës, për furnizimin me kompetenca "extra" të të gjithë pjetrinave të komiteteve ekzekutive që dolën nga votimet e rrëzuara nga populli armik i 30 Qershorit. E treta; në emër të "derzhavës" së skënderbuçkut, spiropalja raportoi pllanin e XV dhe hodhi tezat e reja për pllanin e XVI pesë vjeçar nën udhëheqjen social-punizmit.

Mes të tjerash me optimizëm të cilësuar, njoftoi se bombolat e lëndëve helmuese falë bujarisë së Aleksandrit me "viç e çiç" për Sandrin pa "çiç" janë rimbushur dhe në gadishmeri të plotë për stinën e re të protestave të popullit armik. E katërta ose "kleçka kardinale" shumë e rëndësishme, mbetet "rrximi" i Presidentit. Rrximi do bëhet me aksion me goditje të përqëndruar e të rrufeshëm në një moment oportun dhe pa bujë.

Gjatë seancës, siç u vu re, hajdarina nuk mujti me ndejt pa ngrejt gisht. Ajo në emër të "përqarjes" së Shqipërisë bëri apel se parlamenti ruçist i 15% të Shqipërisë nuk duhet të harrojë nderimin dhe homazhet e duhura për viktimat e 25 pjetrinëve me kajmak që ranë në perleshje me ligjin për dekriminalizimin e institucioneve. Ruç-kryetari me vetllat e nxira karbon duke mbyllur hapjen e sezonit, bëri dhe një dekllaratë që do të kalonte pa u fokusuar, po të mos krisnin shuplakat e forta të braçit. "Për këdo që ka ndonjë dyshim,-tha "dedushka"- ky Parllament është legjitim." Hec e merre vesh, po të duash! Sidoqoftë kuvendi e mbylli me sukses hapjen e sesionit.

Të fundit