Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Më helmove zemrën o dashuri e përjetshme”, e bija e Muhamet Likos fjalë zemre për të atin
E bija e parodistit Muhamet Liko, i cili ndërroi jetë dje, ka shprehur dhimbjen që ndjen për ndarjen nga jeta të të atit.
Në një reagim në Facebook, Aida shprehet:
“O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me more jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë. Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im”.
Kush është Muhamet Liko:
Muhamet Liko lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978 në shfaqet amatore në Vlorë, ku u bashkua me 3 parodistët e tjerë. Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.
Liko ka fituar disa tituj dhe çmime. Së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin ‘Mjeshtër i madh’. Veprat e shumta, të mbështetura në drama sociale të vendit, me petkun e humorit, kanë qenë karakteristikat kanë qenë karakteristikat e rrugëtimit të gjatë në skenë. Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko, sillnin në skenë emocione të mëdha për publikun që i përkiste dhe i përket disa brezave me humorin spontan dhe goditës.
https://politiko.al/ndarja-nga-jeta-e-muhamet-likos-agron-llakaj-i-revoltuar-me-mediat-nuk-di-cemer-ti-vendos/