Flash News

KRYESORE

“Më jep dorën” emisioni i ri i Valbona Selimllarit, por jo në TV Klan

“Më jep dorën” emisioni i ri i Valbona Selimllarit, por jo

Ish miss Shqipëria Valbona Selmllari shumë shpejt do të vijë me një emision të saj. Këtë herë jo në TV Klan, ku është shfaqur sëfundmi, por në Ora News.

Duke qenë se disa vite më parë në Vizion Plus, ajo pati shumw audiencë me emisionin “Nga e Para” ku së bashku me një grup arkitektësh merrnin përsipër të rregullonin shtëpitë e atyre në nevojë, Valbona ka menduar të qëndrojë në të njëjtat trajta.

Në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, Valbona ka zbuluar se emisioni i saj do të mbajë siglën e “Ora News” edhe pse ende nuk është vendosur se në çfarë dite të javës apo fashë orari do të transmetohet emisioni.

Selimllari ka deklaruar se format i emisionit të saj do të jetë sërish në fushën e sociales, me target fëmijët në nevojë, sidomos ata të cilët aktualisht renden rrugëve. Emisioni do të quhet “Më jep dorën”.

Të fundit