Flash News

KRYESORE

"Më ka kërcënuar me jetë", një tjetër vajzë hedh akuza mbi Ronaldon

"Më ka kërcënuar me jetë", një tjetër

Pas akuzave për përdhunim nga modelja amerikane Katrin Majorka, Cristiano Ronaldo është akuzuar nga Jasmin Linard, një vajzë e cila u bë e famshme falë pjesëmarrjes së saj në programin “Big Brother” në Angli.

Nëpërmjet adresës personale në “Twitter”, ajo ka nënvizuar se është kërcënuar dhe mbetet nën kërcënim me jetë nga ana e 33-vjeçarit.

“Nuk kam aspak frikë prej tij dhe po e pranoj sot e kësaj dite se për disa kohë kam mbajtur brenda vetes të gjitha sekretet e tij të shpifura. Për dhjetë vite me radhë kam qëndruar në heshtje, por të jeni të sigurt se ka shumë llum brenda të kaluarës së tij. Duke parë ngjarjet, tashmë është e tepërt dhe personalisht nuk mund ta mbroj më atë kundrejt këtyre akuzave për të cilat jam e bindur që ai është fajtor. Prandaj, jam gati të mbroj kauzën dhe të mbështes me fakte Katrin Majorgën.

Cristiano më ka thënë se nëse do të kisha njohur dikë tjetër, apo nëse do të kisha lënë shtëpinë ku banoj, ai do të më kishte grabitur, të më priste në copa dhe më pas do të më fuste në çanta të ndryshme, përpara se të më hidhte në lum. Po, kam të gjitha provat e kësaj që po them. Cristianos është një psikopat”, ka thënë ajo.

Të fundit