Flash News

KRYESORE

“Me kampionin tim”, publikohet foto e viktimës në Shkodër me djalin boksier

“Me kampionin tim”, shkruante Astrit Bilali mbi foton ku shfaqej së bashku me djalin Asmer Bilali, ish-boksier i ‘Vllaznisë’. Astrit Bilali u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër, së bashku me vëllain e tij, Ibrahim Bilalin, pak metra nga banesat ku jetonin.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që pista kryesore lidhet me të kaluarën e djalit të viktimës, Asmer Bilalin.

Ai u arrestua vitin e kaluar si pjesë grupit ‘Bajri’ në Shkodër, ndërsa dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të ndodhur më 1 shtator ku humbi jetën biznesmeni Arjan Ferracaku. Në 2017-ën, Bilali është arrestuar gjithashtu për plagosjen me armë zjarri të një 20 vjeçari.

Sa i përket dy viktimave, Astrit dhe Ibrahim Bilali, rezultojnë të jenë arrestuar në korrik të 2016-ës pasi në banesat e tyre u gjetën municione armësh.

*Ibrahim Bilali

Të fundit