Flash News

KRYESORE

Me katër të pandehur, Gjykata e Tiranës kalon për shqyrtim dosjen ‘Babalja’

Me katër të pandehur, Gjykata e Tiranës kalon për shqyrtim

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ‘Babalja’, me të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji, Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe Jetmir Olldashin për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.

Fredi Alizoti ka kërkuar gjatë seancës gjykim të shkurtuar, ndërsa Ervin Salianji, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi kanë kërkuar pushimin e gjykimit.

“Prokurorët duhet të ishin në krahun tonë sot duke dënoncuar apo duke marrë të pandehur Agron Xhafajn për një vepër të re dhe jo të ishin ngjitur me avokatët e Agron Xhafajt. Ne jemi këtu për shkak se na ka denoncuar trafikanti i dënuar dhe duke kryer dënimin Agron Xhafaj. Aty ishin ngjitur me prokurorët edhe avokatët për ti pasur si garanci”, u shpreh Salianji pa seancës.

 

Të fundit