Flash News

KRYESORE

"Më kontrollonin a isha gjallë", Justin Bieber tregon për jetën e shthurur

"Më kontrollonin a isha gjallë", Justin Bieber tregon

Justin Bieber nga një prej këngëtarëve në të suksesshëm dhe shumë i dashur për publikun në gjithë botën, filloi të kthehej në një njeri të "shthurur" para disa vitesh. Suksesi dhe karriera e tij po shkatërroheshin nga sjellja e tij dhe veprat penale.

Ai ka pranuar për "Vogue" se ka rrezikuar dhe jetën për shkak të jetës së shthurur dhe përdorimit të lëndëve narkotike.

“E gjeja veten duke bërë gjëra për të cilat më vinte shumë turp dhe mendoj se përdorja Xanax sepse ndihesha i turpëruar. Nëna ime gjithmonë më thoshte t’i trajtoja femrat me respekt. Për mua kjo ishte gjithmonë në kokën time dhe ndërsa po veproja në këtë mënyrë, nuk mund ta shijoja kurrë. Droga vë një ekran midis meje dhe asaj që po bëja. Ishte shumë e errët. Unë mendoj se ka pasur raste kur rojet e sigurisë vinin vonë natën për të kontrolluar pulsin tim dhe për të parë nëse po merrja ende frymë. Unë jam emocionalisht i paqëndrueshëm, luftoj me gjetjen e paqes. Ndjehem sikur e vras shumë mendjen dhe dua që gjërat të jenë të mira dhe që njerëzit të më pëlqejnë. Hailey është shumë logjike dhe e strukturuar, për të cilat kam nevojë. Unë kam kërkuar gjithmonë siguri – që kur babai im largohej kur isha fëmijë dhe ishte vazhdimisht në udhëtim. Me jetesën që bëj, çdo gjë është kaq e pasigurt. Më duhet një gjë që është e sigurt. Dhe kjo (i merr dorën Hailey-t) është bebi im i vogël,"- ka thënë Bieber.

Të fundit