Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Më lejo të të kërkoj ndjesë motër Zarife!”, më këto fjalë e nis postimin e tij ish-deputeti Luan Rama, fjalë për tetaren Zarife Hasanaj që humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Rama shprehet se do ishte më fisnike nëse Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të shkonte pranë familjes për t’ia përcjellë lajmin e hidhur para se të shpëndahej publikisht.
“A nuk mundej dikush e ndoshta edhe ai vetë si ushtaraku më i lartë të shkonte më parë në familjen e Zarifes së ndjerë, e ta çonte lajmin e kobshëm për vdekjen e saj atje në shtëpinë e saj më parë se ta shpallte publikisht?
Kështu duhej bërë. Do të ishte më njerëzore padyshim. Dhe më dinjtoze, më e fisme. Do të ishte edhe sjellje shqiptare. Sepse është respekt ndaj dhembjes.Më së pari ndaj dhembjes së familjes!”, shprehet Rama.
Reagimi i plotë:
Dhembja është e rëndë mal e morti e ka pushtuar shtëpinë e Muharrem Hasanajt.
Malësori mundohet ta mbajë veten e të mos i dorëzohet gjamës, por ai nuk është gur.
E loti i dhembjes nuk merr leje as në syrin e burrit...
Ka humbur çikën e vet, Zarifen që e kishte dritën e syve!
Lajmi i kobshëm i ka ra si rrufe prej qiellit!
Vetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka bërë kumtarin, dhe e ka kumtu lajmin publikisht, duke e bërë edhe më të rëndë gjamën në shtëpinë e Muharrem Hasanajt!
Pse kaq të pakujdesshëm?
A nuk mundej dikush e ndoshta edhe ai vetë si ushtaraku më i lartë të shkonte më parë në familjen e Zarifes së ndjerë, e ta çonte lajmin e kobshëm për vdekjen e saj atje në shtëpinë e saj më parë se ta shpallte publikisht?
Kështu duhej bërë. Do të ishte më njerëzore padyshim. Dhe më dinjtoze, më e fisme. Do të ishte edhe sjellje shqiptare.
Sepse është respekt ndaj dhembjes.Më së pari ndaj dhembjes së familjes!
Respekti ndaj dhembjes në mort është i shenjtë. Për të nuk ka protokoll. Kodi i nderimit në heshtje na vjen prej shekujsh e ndër malësorët ai kod nuk ka ndryshuar kurrë si vetë vdekja!
Zarife Hasanaj është çika e Muharrem Hasanajt. E mandej, ajo është eshte vajza me uniformë në Forcat e Armatosura, është motra jonë zanë mali, që duke shërbyer në misionin e NATO-s diku larg, në dhe te huaj, humbi jetën për të mbetur në përjetësi zanë e paqes.
Po ne, pse jemi kaq të shëmtuar përballë dhembjes së familjes së Zarifes?!
Kryeministri shkroi një tekst ngushëllimi.
Për Zarifen duhej, por ishte për një emër tjetër!
Çartje?
Nuk dua ta besoj.
E di, “lapsus” do të më qortojë dikush!
Po si mundet të jetë lapsus apo gabim pa dashje?!
Eshtë pakujdesi ose mungesë vëmendjeje.
E pakujdesia a mungesa e vëmendjes në kësi rastesh, është mungesë respekti. Eshtë fyerje!
Po Kuvendin e Shqipërisë a nuk e patë se sa me shëmti e për turp u shfaq?
Kodi i heshtjes e kodi i vdekjes u nëpërkemb!
Kur që në çelje të seancës si akt të parë, në solemnitet e heshtje dhembjeje, deputetët që janë ngritur në këmbë e kanë nderuar edhe horra në atë sallë, duhej të ngriheshin e të nderonin Zarife Hasanajn, u bënë qesharakë e karagjozë që paturpësisht jo vetëm e lënduan më shumë dhembjen e familjes së Zarife Hasanajt, por bënë të vdekur edhe dy ushtarakët e tjerë të plagosur, ndërsa sorrollateshin me fjalë të pakuptimta se duhej pritur sa të vinin të gjithë deputetët e mandej të ngriheshin në këmbë për hipokrizinë e rradhës!
Çfarë shëmtie e pacak!
Ndaj mes dhembjes e lotëvë që njeriut ia lehtësojnë shpirtin, më lejo të të kërkoj ndjesë motër Zarife!
Të kërkoj ndjesë për faktin që ne jemi kaq të shëmtuar përballë teje moj fisnike - zanë e paqes dhe përballë dhembjes së mortit në familjes tënde të mirë, që sot është e të gjithëve ne!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38