Flash News

KRYESORE

"Më lindën dyshime..."; U tërhoq nga nisma e opozitës parlamentare, Roshi tregon arsyet pse refuzoi listat e hapura

"Më lindën dyshime..."; U tërhoq nga nisma e

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka treguar se pse është tërhequr pas firmosjes së nismës për lista të hapura, të ndërmarrë nga opozita parlamentare. Në një intervistë për “Open”, në Top Channel, Roshi ka sqaruar se pavarësisht se ishte pro listave të hapura, ai ishte “kundër heqjes së koalicioneve parazgjedhore dhe pragut 5%”, elementë këto të cilat dëmtonin partinë e tij.

 “U tërhoqa sepse nuk isha pro heqjes së koalicioneve parazgjedhore dhe pragut 5%. Ne jemi parti e vogël dhe heqja e koalicioneve na dëmton. Unë e kisha lexuar atë që firmosa por shkesa ishte në ndryshimin e dy neneve 64 dhe 68. Për këtë të fundit isha për paragrafin e dytë. Në parim ishte një marrëveshje gentlemanësh. Qëllimi ishte hapja e listave. Media serviri një platformë dhe më lindën dyshimet dhe po e shikoja më me qetësi jashtë emocionit të përfshirjes për të bërë hapjen e listave. Kam qënë ndër të parët që kam dashur hapjen e listave. Mungesa e koalicioneve dhe ngritja e pragut në 5% më trembën. Ne ishim të gjithë unison për hapjen e  listave. Kur zhvendoset fuqia, ikën tek ata që kanë kartonin, ikën dhe fuqia”, tha Roshi.

Të fundit