Flash News

KRYESORE

“Më lini pak rehat dreqin”, publikohen regjistrimet e Melania Trump

“Më lini pak rehat dreqin”, publikohen regjistrimet e Melania

Stephanie Winston, ish-ndihmësja e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por dhe ish-mikeshë e saj, jo vetëm që ka botuar librin për kohën e kaluar me Melania Trump por tashmë ka nxjerrë dhe një regjistrim të sajin.

Stephanie e ka regjistruar Melania teksa ka qenë duke folur për fëmijët e ndarë nga nënat në kufi. “Më lini pak rehat dreqin”, dëgjohet në audion e publikuar nga gazetari i CNN, Anderson Cooper.

“Unë po rropatem duke punuar për Krishtlindjet që e dini, kujt i plasi për gjërat e Krishtlindjeve dhe dekorimet? Por unë duhet t’i bëj? A kam të drejtë? Ok, dhe i bëj. Dhe u them se jam duke punuar për planifikimin e Krishtlindjeve. Dhe ata thonë, ‘Oh, po për fëmijët që janë ndarë nga familja?’. Më lini pak rehat dreqin. A thoshin gjë ata kur Obama bënte të njëjtën gjë?”, thotë Melania në regjistrimin e bërë pa dijeninë e saj.

“Jam përpjekur t’i bashkoj fëmijët me nënat. Nuk pata një mundësi. Duhet që të ndjekësh procesin dhe ligjin”, dëgjohet të thotë më tej. Po ashtu Melania është përlotur ndërsa shprehet se gjithçka që ajo bën nuk përcillet aspak nga media. “Ata nuk i tregojnë historitë, sepse janë kundër nesh, se janë media liberale”, thotë ajo.

Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga Shtëpia e Bardhë lidhur me këtë audio.

Të fundit