“Me lot në sy…” Këngëtarja e njohur kujton takimin e fundit me Gjergj Xhuvanin

Dje, u nda papritur nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.

Të shumta kanë qenë reagimet e miqve të tij në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet për ikjen e tij. Këngëtarja Jonida Maliqi ka kujtuar takimin e saj të fundit me regjisorin dhe profesorin e njohur të arteve.

“ Me lot në sy jemi takuar të fundit here… dhe me lot në sy po të kujtoj edhe tani. Të gjithë jemi kalimtarë në këtë botë por ti, Profesori im i dashur le aq gjurmë, sa vështirë të mendoj që nuk je më pranë nesh. Unë e di që do te ritakohemi dhe serish do të të them qe të kam shumë xhan”, shkruan Maliqi.

Xhuvani u nda nga jeta në një spital në Romë, pas një ataku kardiak.