Flash News

KRYESORE

Me makinë luksoze dhe pasaportë spanjolle, kapet me heroinë shqiptari në Greqi

Me makinë luksoze dhe pasaportë spanjolle, kapet me heroinë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në portin e Igumenicës, pasi në makinën që drejtonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Sipas mediave greke, shqiptari 38-vjeçar udhëtonte automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class dhe kishte pasaportë spanjolle.

Pas kontrollit edhe me qen antidrogë, shqiptarit iu gjet 6 kg heroinë, e ndarë në 14 pako. Paraprakisht, dyshohet se drogën do ta transportonte për në Itali.

 

Të fundit