Flash News

KRYESORE

"Më mirë e anulojmë turneun, sesa të luajmë pa tifozë"

"Më mirë e anulojmë turneun, sesa të luajmë pa

Pas Roland Garros, edhe Grand Slam i Wimbledon mund të shtyhet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Zëdhënësi i shtypit i turneut, Paul Facies, u shpreh se nuk ka asnjë shans që ky turne të zhvillohet pa tifozë, siç është një nga mundësitë.

“Më mirë e shtyjmë apo anulojmë, se sa ta zhvillojmë pa tifozë”. Grand slam londinez nis më 29 qershor dhe është turneu më i rëndësishëm i fushave me bar.

“Ka ende kohë deri më 29 qershor, do të marrim në konsideratë mjaft opsione, por ai pa praninë e tifozëve nuk ekziston. Nuk bëjmë një turne sa për të kaluar radhën”, tha Facies.

Grand slam i Roland Garros, që niste në fund të majit, u shty për në shtator, një javë pas US Open.

Të fundit