Flash News

KRYESORE

"Më mirë pak se hiç", Kate bën gjestin e dashurisë ndaj William

Është shumë e rrallë që të shohësh gjeste dhe deklarata dashurie mes Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit edhe pse dyshja janë dashuruar para shumë vitesh dhe janë prindër të tre fëmijëve. Ndryshe nga Harry dhe Meghan, Kate dhe William janë më "protokollar" dhe respektojnë rregullat mbretërore. Por gjatë një takimi në Wales, çifti pati një moment të shkurtër ku shprehën dashurinë publikisht me një prekje. Po ku është çudia që Kate ka prekur në krah bashkëshortin e saj? Për çiftin mbretëror shprehja e dashurisë në publik, edhe me gjeste të vogla, është diçka e rrallë. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Kate iu shmang prekjes së William-it gjatë kohës që ishte në transmetim direkt në televizion. Gjë e cila shkaktoi shumë reagime dhe spekulime se çifti mbretëror ishte në krizë. E ndërsa kur një fanse iu drejtua William-it duke thënë se Charlotte ishte e preferuara e saj, princi ia ktheu: “Po, ajo është e adhurueshme, njësoj si bashkëshortja ime.”

Të fundit