Flash News

KRYESORE

"Më mirë të heqësh gjithë ekipin, se sa trajnerin Klopp"

"Më mirë të heqësh gjithë ekipin, se sa trajnerin

Trajneri Jurgen Klopp vazhdon të jetë një i shumëkërkuar nga klubet më të mëdha europiane dhe sidomos Dortmundi, që ende ëndërron ta shohë sërish duke drejtuar në Signal Iduna Park.

Kështu është shprehur së fundmi shefi ekzekutiv i klubit bardhezi, Hans-Joachim Watzke.

“Kur iku, nuk tentuam t’i ndryshonim mendjen, por ndoshta bëmë një gabim të madh. Mendoj se do ishte më mirë sikur të kishim ndërruar gjithë ekipin, ama jo trajnerin. Largimi i Jurgenit ishte si largimi i një djali nga familja. Jam ndier keq për javë të tëra pas largimit të tij. Më ndodh shpesh që kur shkoj në zyrën time, dal në ballkon dhe humbas në kujtimet e bukura që kemi së bashku”.

Të fundit