“Më more Lorikun, më ke bërë të qaj” fansja ofendon Monica-n

Monica, bashkëshortja e Lorik Canës, shpesh herë bisedon dhe u kthen përgjigje fansave. Kesaj radhe bukuroshja italiane që është në pritje të fëmijës së dytë me Lorikun ka bërë një “Ask me” në Instastory.

Kuptohet që shumë prej pyetjeve janë të lidhura me Lorikun, por Monica nuk e ka aspak problem këtë gjë.

Por një nga fanset e ka kaluar kufirin, aq sa e ka sharë dhe ofenduar me justifikimin që i ka marrë Lorikun.

“Ti je një ku**ë më more Lorikun. Mendoj që Zoti do të japë një ditë një jetë të keqe. Më ke bërë të qaj.”

Por Monica nuk e ka anashkaluar këtë koment dhe i ka kthyer përgjigje:

“Shpresoj që jeta jote të jetë më e mirë se kaq. Mrekullitë ndodhin!”, ia ktheu Monica ndjekëses.