Flash News

KRYESORE

Më në fund... pas dy muajsh, vjen lajmi i shumëpritur...

Më në fund... pas dy muajsh, vjen lajmi i shumëpritur...

Sot 4 shtator dhe vera zyrtarisht ka mbaruar dhe me përfundimin e saj, ka një lajm shumë të gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Duke filluar nga dita e sotme, nuk ka më asnjë vatër zjarri në territorin shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të shkurtër Drejtoria e Emergjencave Civile.

Prej mëse dy muajsh Shqipëria ka vuajtur një “ferr” të vërtetë flakësh të cilat shpërthenin kudo në territorin e vendit.

Pavarësisht se zjarret e verës që lamë pas nuk morën fatmirësisht asnjë jetë njeriu, nuk mund të flitet e njëjta gjë për dhjetëra e qindra hektarët e tokës, pyjeve e shkurreve të cilat u shkrumbuan për vetëm dy muaj.

“Gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut, të cilat përfshinë gati gjithë territorin e vendit, vatrat e zjarrit aktive që kanë qenë ditët e mëparshme janë shuar plotësisht nuk ka patur vatra zjarresh masive”, shkruan në njoftimin e saj EC.

Të fundit