Flash News

KRYESORE

Më në fund, Samsung Galaxy S10 edhe në Shqipëri

Për të gjithë ata që e duan fort markën Samsung dhe mezi prisnin të kishin në duart e tyre të fundin e kësaj kompanie gjigante, Samsung Galaxy S10 tashmë erdhi në Shqipëri. Vetëm 10 vite më parë, përdoruesit e Samsung kishin mundësinë të përdornin për herë të parë Glaxy S. E sot pas 10 vitesh, flasim për fjalën e fundit të teknologjisë: Samsung Galaxy S10.

Galaxy S10 ka ardhur në Shqipëri vetëm pak ditë pas premierës botërore dhe eventi i prezantimit u mbajt sot në hotel Plaza Tirana, ku të ftuarit kishin mundësinë të preknin nga afër tre pajisjet unike me ekrane dinamike, kamera superiore dhe me më shumë funksione. Tre telefonat e zgjuar që u prezantuan sot ishin: Galaxy S10, S10 + dhe S10e.

"Seria e Galaxy S ka qenë gjithmonë një sinonim për inovacionin që u jep përdoruesve një përvojë të pabesueshme. Sot, 10 vjet pas smartfonit të parë Galaxy S, ne paraqesim risitë e fundit në ekran, kamera dhe performancë që do të kënaqë edhe përdoruesit më kërkues. Galaxy S na mundëson të futemi në një epokë të re teknologjike."- tha Matthew Jinkyu Jeon, president i Samsung Electronics Adriatic.

Galaxy S10, Galaxy S10 + i Galaxy S10 në tregun shqiptar do të jenë të disponueshme nga data 8 mars 2019. Çmimet fillojnë nga 111,499L për Galaxy S10, 124999L për Galaxy S10+ dhe 92999L për Galaxy S10e. Porositë paraprake të Galaxy S10, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 kanë filluar që më 21 shkurt 2019, dhe të gjithë përdoruesit që kanë parapaguar Galaxy S10 ose Galaxy S10 + do të përfitojnë nga Samsung Galaxy Snaps.

Të fundit