Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Më pak mundësi për azil në Gjermani, ministri i Brendshëm: Vetëm për ata që janë më të rrezikuar
Gjermania po redukton sërish mundësinë e aplikimeve për azil e po shton deportimet, edhe pse numri i personave që po mbërrijnë në Europë ka rënë me 80% që prej kulmit të krizës në 2015-tën.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer është shprehur se vitin e kaluar, Gjermania regjistroi rreth 185 mijë kërkesa azili, apo 17% më pak se vitin paraardhës dhe shumë më pak se 4 vjet më parë, kur kjo shifër mbërrinte në 890,000.
“Tani problemin e kemi nën kontroll dhe gjerat i kemi vënë në vije. Ne po u ofrojmë mbrojtje atyre që janë më të cenueshëm, megjithatë të drejtat e azilit do të pranohen vetëm nëse mund të riatdhesojmë ata të cilët këtë mbrojtje nuk e kanë të domosdoshme”, u shpreh Seehofer.