Flash News

KRYESORE

“Më përdhunoi dhe më la shtatzënë”, fansja e fiksuar pas Drake përfundon në gjykatë

Reperi Drake është sërish në telashe me femrat dhe kësaj radhe akuzohet për përdhunim nga Layla Lace. Fansja pretendon se nga përdhunimi ka ngelur shtatzënë dhe për këtë reperi ka listuar një sërë akuzash ndaj saj duke përfshirë shpifjen dhe prishjen e gjendjes emocionale.

Drake tha në Gjykatë se me Lace është takuar për herë të parë në vitin 2017 në Manchester gjatë turit të tij në Angli.

Reperi ka pranuar se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale pas koncertit, por theksoi se Layla ishte shumë e lumtur për këtë fakt, madje kishte realizuar edhe seks oral për reperin.  Më tej reperi ka vazhduar duke thënë se Layla ka kërkuar të shkojë në turn me të por kur reperi nuk ka pranuar ajo është tërbuar.

Madje, ai ka treguar se fansja i ka dërguar dhe mesazhe kërcënuese dhe më pas i ka thënë se ai është i ati i fëmijës, por reperi nuk e beson aspak këtë.

“Nuk ka asnjë dëshmi të besueshme të shtatzënisë, e nuk ka asnjë fëmijë,”- ka thënë  Drake përpara Gjykatës.

Të fundit