Flash News

KRYESORE

Me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, të enjten votohet për mbylljen e basteve dhe kazinove

Me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, të enjten


Kryeministri Edi Rama kërkoi javën e kaluar që të përshpejtohej procedura për projektligjin që parashikon mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove në zonat e banuara. Rama kërkoi nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, që projektligji të shkonte sa më shpejt në seancë që deputetët ta votonin.

Vetë Rama ka njoftuar sot se Kuvendi do të votojë këtë të enjte, 25 tetor, për mbylljen e pikave të basteve dhe të kazinove në 1 janarin e vitit të ardhshëm.

Në ditët në vijim ne do ta finalizojmë këtë nismë, tha Kryeministri duke shprehur besimin se “pas tre ditësh, të enjten, Parlamenti do ta votojë për ta mbyllur përfundimisht çdo debat dhe për t’i vënë fre përroit të baltës që bashkohet në lumin e baltës së përditshme me gjithfarë sajesash e shpifjesh lidhur me këtë nismë”.

“Zgjodhëm të vijmë në Laprakë, sepse kjo është ndoshta një nga zonat më të prekura në Tiranë nga sëmundja e kumarit, me një numër jo të vogël pikash bastesh. Ato që e vuajnë më shumë dhe më drejtpërdrejtë këtë sëmundje me pasojat e saj katastrofike janë familja, gratë, vajzat, bashkëshortet, ndaj besoj që ka një vlerë të dyfishtë diskutimi i kësaj teme me ju”, deklaroi Rama gjatë takimit me disa vajza dhe gra në zonën e Laprakës në Tiranë.

Vendimi për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove është mbështetur edhe nga deputetë të opozitës, por ata ngrejnë shqetësimin për rrezikun që ekziston që ky biznes, që xhiron miliona euro, të përfundojë si monopol i njerëzve të lidhur me pushtetin.

Akuzat për APEX, Olsi Rama fotografohet në shoqërinë e drejtorit të kompanisë së bixhozit

Të fundit