Flash News

KRYESORE

Me Ramën nuk doli nga zyra, Meta përcjell Gramoz Ruçin deri tek makina

Me Ramën nuk doli nga zyra, Meta përcjell Gramoz Ruçin deri tek

Për afro 40 minuta, Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë zhvilluar një takim mes tyre. Takimi është mbajtur në ambientet e Presidencës me kërkesë të kryeparlamentarit.

Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar mes tyre, por ndryshe nga vizita e Ramës një ditë më parë, ku Meta nuk lëvizi nga zyra, sot Presidenti e ka shoqëruar kryeparlamentarin deri tek makina ndërsa ka pasur edhe një shtrëngim duarsh mes tyre.

Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, me gjasë, edhe në qendër të takimit Meta-Ruçi ka qenë është mos dekretimi i Sandër Lleshit nga ana e kreut të shtetit në postin e ministrit të Brendshëm.

Të fundit