Flash News

KRYESORE

“Më rrahu me rrip kur isha shtatzënë”, aktorja turke tregon eksperiencën e dhunimit

Fenomeni më shqetësues në gjithë botën për femrat është dhuna që i ushtrohet atyre, fizike e seksuale. Gjithnjë e më shumë po flitet hapur për këto çështje, duke nisur nga të famshmit e deri tek njerëzit e thjeshtë.

Aktorja e njohur turke Ceren Hindistan, që ne e kemi njohur tek seriali “Sulltani i Madhërishëm”, ka rrëfyer eksperiencën e saj të hidhur me ish- bashkëshortin.

‘Zonja Ahsen’ ka thënë se kur ishte shtatzënë ai e ka rrahur me rrip:

“Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip. Sapo kisha dalë nga dushi dhe isha vetëm me peshqir. Rashë në tokë dhe ruaja vetëm barkun.”

Ceren ishte e martuar me biznesmenin e njohur turk Umit Aslan, me të cilin u lidh në vitin 2014 dhe gjithçka përfundoi në vitin 2016, një vit pas lindjes së vajzës së tyre.

Të fundit