Flash News

KRYESORE

Më shumë mundësi për ekipet shqiptare, UEFA po mendon për një kompeticon të tretë evropian

Më shumë mundësi për ekipet shqiptare, UEFA po mendon

Pas “Champions League” dhe “Europa League”, UEFA po mendon të zhvillojë një kompeticion të tretë për klubet e vendeve më të vogla evropiane, përfshirë edhe ekipet shqiptare.

Lajmin e ka dhënë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, pas mbledhjes së shoqatës që bashkon klubet europiane, ECA.

“Në pritje të aprovimit përfundimtar nga Ekzekutivi i UEFA-s, ‘drita e gjelbër’ i është dhënë një kompeticioni të tretë, duke çuar në 96 numrin e përgjithshëm të skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të turneve duke filluar nga sezoni 2021/2022. Një vlerësim i detajuar i kalendarit ndërkombëtar duhet bërë para se të miratohet modeli i ri pas vitit 2024”, ka thënë Agnelli në asamblenë e përgjithshme të ECA.

Turneu i ri, për të cilin UEFA kishte kërkuar mendime prej kohësh, pritet t’u japë mundësinë klubeve të vendeve më të vogla që të përfaqësohen në fazën finale të turneve europianë.

Meqenëse turnetë e tjerë dominohen nga skuadrat e 5 kampionateve të mëdha, ky turne i tretë pritet t’u japë më shumë shikueshmëri klubeve të vogla dhe të rrisë shanset e tyre për të ardhura më të larta nga e drejta televizive.

Ende nuk dihet se si do të jetë i strukturuar ky kompeticion apo sa do të jetë numri skuadrat pjesmarrëse por detaje të tjera priten të zbulohen në vijim.

Të fundit