Flash News

KRYESORE

Më shumë prish se ndreq, Barça nxjerr në treg talentin

Më shumë prish se ndreq, Barça nxjerr në treg talentin

Barcelona po kërkon të shesë me ngulm sulmuesin anësor Ousmane Dembele. Francezi ka rezultuar thuajse një dështim në “Camp Nou”. I transferuar me bujë për rreth 150 mln euro nga Borussia Dortmund, deri tani ai nuk ka bërë një gjë të madhe si katalanas.

Për të riun e kombëtares franceze ka pak skuadra të interesuara. Kostoja për të është e lartë, sepse Barcelona nuk shkon për më pak se 100 mln euro në tavolinë.

Dembele ka cilësi të mira teknike dhe shpejtësi, por sjellja e tij jashtë fushe krijon përherë probleme. Ai nuk angazhohet sa duhet dhe nuk ngjan me një lojtar profesionist.

Anësori luan shumë lojëra elektronike dhe ka një jetë nate paksa të shthurur, edhe pse në media Barcelona tregohet e kujdesshme dhe nuk i tregon hapur këto detaje.

Të fundit